Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijet Bora Muzhaqi me Drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Rinisë Geron Ibrahimi zhvilluan mbledhjen e radhës me Këshillin Kombëtar të Rinisë me fokus thirrjen e katërt të projekt-propozimeve për organizatat rinore dhe për të rinjtë, por edhe konsultimin me KKR për të gjithë hapat proceduriale të thirrjes.
Gjatë takimit u prezantuan objektivat dhe fushat e përparësisë së thirrjes së katërt, në përputhje këto të fundit me tre qëllimet e Strategjisë Kombëtare të Rinisë. Prioritet e kësaj thirrje do të jetë shpërndarja më e gjerë gjeografike, adresimi i nevojave të të rinjve në kushte rreziku, të rinjve me aftësi të kufizuara dhe çdo të riu dhe të reje.