Konkursi kombëtar i debatit “UNI Debate” i organizuar nga Liburnetik dhe mbështetur përmes Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe TITAN Albania

Konkursi kombëtar i debatit, “UNI Debate” i organizuar nga Liburnetik dhe mbështetur përmes Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe TITAN Albania angazhoi rreth 160 të rinj të moshës 18-26 vjeç nga 7 universitete të Shqipërisë. Përmes kësaj platforme kombëtare, të rinjtë janë fuqizuar me mendim kritik, komunikim të strukturuar dhe përfshirje aktive në debatet që zhvillojnë shoqërinë.

Kjo nismë bëri bashkë studentë nga universitete të ndryshme të vendit në një garë idesh dhe argumentesh. Të rinjtë treguan se e tashmja u përket atyre, ku fuqia e argumentit është arma më e fortë për të zhvilluar shoqërinë dhe të ardhmen.

Një tjetër dëshmi se RINIA është gati të marrë pjesë në vendimmarrje dhe të udhëheqë me ide.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë