“KODI RINIA” – Një hap i ri drejt fuqizimit digjital dhe profesional të të rinjve në Durrës, Shijak dhe Krujë

Një rrugëtim i ri ka nisur për rreth 100 të rinj në Durrës, Shijak dhe Krujë, të cilët do të pajisen me aftësi digjitale, do të bëhen pjesë e një rrjeti rinor bashkëpunimi dhe zhvillimi profesional, si dhe do të fitojnë njohuri mbi procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe mundësitë që BE ofron për ta.

Në aktivitetin e zhvilluar në Durrës morën pjesë Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, znj. Sara Bodo, nënkryetari i Bashkisë Durrës, z. Elio Jani, dhe Drejtoresha Ekzekutive e World Vision Albania, znj. Eljona Elmazi, të cilët prezantuan projektin “KODI RINIA – Këshillim, Orientim Karriere, Aftësim në Digjitalizim dhe TIK”, zbatuar nga World Vision Albania me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë.

Të rinjtë do të zhvillojnë aktivitetet e tyre në Qendrën Rinore Multifunksionale Durrës, ku do të kenë mundësi të përfitojnë trajnime dhe orientim profesional, duke ndërtuar kompetenca të reja për punësim dhe zhvillim personal.

Ky projekt është një tjetër hap i rëndësishëm në misionin e Agjencisë Kombëtare të Rinisë për fuqizimin dhe përfshirjen aktive të të rinjve shqiptarë në proceset e zhvillimit shoqëror dhe ekonomik të vendit.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë