Aftësi Për Të Gjithë: Për Të Mësuar, Punuar, Angazhuar!
Drejtori i AKR-së, Z.Geron Ibrahimi ndau në panelin e organizuar nga Partners Albania, përmirësimin e bashkëpunimit dhe koordinimit midis palëve të interesit mbi politikat, strategjitë dhe njohja e kualifikimeve. Në diskursin e tij ai renditi disa objektiva strategjikë dhe specifikë mbi politikat shtetërore që AKR zbaton në kuadër të SKR-së 2022-2029.
Një ndër risitë dhe prioritetet e AKR-së, është informimi i çdo të riu nga veriu në jug, që do të realizohet përmes database-it të të rinjve dhe anëtarëve të KVR-ve, tashmë të krijuara në çdo bashki të vendit. I kënaqur me ndjekjen dhe zbatimin e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, Z. Ibrahimi theksoi se një ndër objektivat e ardhshëm është shpërblimi monetar i të rinjve përgjatë ndjekjes së praktikave.
Ai u ndal gjithashtu tek Garancia Rinore, si një program i rëndësishëm, i mbështetur nga BE, me synim integrimin e të rinjve në tregun e punës.




