Bashkia Fier inauguroi Qendrën Rinore dhe përfundoi projektin “SKYHIGH RINOR” – Hapësira e Rinisë që Shkëlqen mbi Qytet, duke sjellë një hapësirë moderne dhe gjithëpërfshirëse për të rinjtë e qytetit dhe rajonit.
Qendra multifunksionale e ngritur në ambientet e Bibliotekës “Dritëro Agolli”, ofron mundësi konkrete për zhvillimin e aftësive dhe talenteve të të rinjve duke nxitur angazhimin e tyre aktiv në jetën shoqërore, kulturore dhe qytetare.
Projekti është realizuar me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe synon përmirësimin e mirëqenies së të rinjve, rritjen e ndërgjegjësimit shoqëror e mjedisor, si dhe përfshirjen e të rinjve, veçanërisht atyre me aftësi të kufizuara dhe në kushte të disavantazhuara.
“SKYHIGH RINOR” një hapësirë ku rinia shkëlqen mbi qytet!