Ministri i Shtetiti për Rininë dhe Fëmijët, Znj. Bora Muzhaqi dhe Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Z. Geron Ibrahimi, përuruan Qendrën Rinore Multifunksionale në Durrës, një vend ku rreth 73 mijë të rinj mund të zhvillojnë, krijojnë dhe ndajnë pasionet e tyre.
Ky investim, rezultat i bashkëpunimit mes Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët përmes AKR dhe Bashkisë Durrës, është projektuar për të qenë një hapësirë gjithëpërfshirëse ku të rinjtë mund të shprehin potencialin e tyre në aktivitete rinore, ekspozita arti, kulture dhe tradite. Qendra është ndërtuar me infrastrukturë për t’u siguruar që të rinjtë me aftësi të kufizuara të ndihen të mirëpritur dhe të kenë akses të plotë.
Menaxhimi dhe zhvillimi i aktiviteteve do të realizohet nga organizata World Vision, me mbështetjen tonë të vazhdueshme për rininë e këtij qyteti.