“Forumi Rinor i Ballkanit Perëndimor 2023 (Western Balkans Youth Forum 2023) u zhvillua në Shqipëri për tre ditë me radhë në kuadër të Samitit të Berlinit me pjesëmarrjen e Z. Michael Reiffenstuel, Drejtori i Ballkanit Perëndimor nga Republika Federale e Gjermanisë, Znj. Bora Muzhaqi, Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Z. Klajdi Priska, Përfaqësuesi Rinor i Shqipërisë në Bordin Drejtues të RYCO, dhe të Z. Albert Hani, Sekretari i Përgjithshëm i RYCO.
90 të rinj nga Ballkani Perëndimor patën mundësi në rrugëtimin nga Elbasani në Durrës me tren, të punonin të ndarë në tre grupe, atë të demokracisë, të paqes dhe sigurisë gjithëpërfshirëse , dhe jetesës së qëndrueshme rreth mënyrave efektive dhe afatgjata që mund të ndërmerren për të forcuar secilën prej komponentëve dhe cilësinë e jetesës së të rinjve në Ballkanin Perëndimor.
Diskutime të cilat i paraprinë deklaratës të “Forumit Rinor të Ballkanit Perëndimor 2023”, e cila do të paraqitet në Samitin e Liderave të Procesit të Berlinit më 16 Tetor.
Regional Youth Cooperation Office – RYCO








Previous
Next