Forcohet bashkëpunimi mes AKR dhe KOKSH për promovimin e sportit tek të rinjtë

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, z. Fidel Ylli, priti në një takim në zyrën e tij Drejtoreshën e Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Rinisë, znj. Sara Bodo.

Gjatë takimit u prezantua puna, arritjet dhe projektet kryesore të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, me fokus të veçantë tek programet dhe iniciativat që synojnë përfshirjen e të rinjve në sport, si edhe promovimin e historive të suksesit të sportistëve shqiptarë.

Në vijim, palët diskutuan mbi mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit ndërmjet dy institucioneve, me synim rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve në aktivitete sportive dhe nxitjen e një stili jetese aktiv në të gjithë vendin.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, së shpejti pritet edhe nënshkrimi i një memorandumi bashkëpunimi mes Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Agjencisë Kombëtare të Rinisë.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë