Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit institucional, Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, znj. Sara Bodo, zhvilloi një takim me Zv. Ministrin e Sporteve, z. Endrit Hoxha, me fokus ndërtimin dhe zbatimin e programeve të përbashkëta në fushën e sportit dhe rinisë.
Gjatë takimit u diskutua mbi intensifikimin e aktiviteteve që promovojnë sportin, shëndetin fizik dhe mirëqenien e të rinjve, si dhe mbi përfshirjen e prioriteteve të përbashkëta në strategjitë dhe iniciativat që lidhen me edukimin fizik dhe stilin e jetesës së shëndetshme.
Ky partneritet synon të rrisë përfshirjen e të rinjve në aktivitete sportive, të krijojë më shumë hapësira dhe mundësi për angazhim aktiv, si dhe të kontribuojë në ndërtimin e një rinie të shëndetshme, dinamike dhe të përfshirë në jetën komunitare.