Është firmosur marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet institucionit tonë dhe Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, z. Robert Gajda, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt forcimit të barazisë, gjithëpërfshirjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut në vend.
Kjo marrëveshje synon të konsolidojë mekanizmat institucionalë kundër diskriminimit, të rrisë ndërgjegjësimin në komunitet mbi të drejtat dhe mbrojtjen ligjore, si dhe të promovojë politika dhe praktika që garantojnë trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët.
Përmes këtij bashkëpunimi do të ndërmerren iniciativa të përbashkëta informuese, aktivitete ndërgjegjësuese dhe programe konkrete që kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të barabartë dhe më gjithëpërfshirëse.
Së bashku për më shumë barazi.
Së bashku kundër çdo forme diskriminimi.