Fillon projekti “RinPunë → në kilometrin 0” në Peqin, Delvinë dhe Roskovec

Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Agjencia Kombëtare e Rinisë dhe Organizata CFD bëhen bashkë për një qëllim të madh, fuqizimin e të rinjve në Peqin, Delvinë dhe Roskovec.
RinPunë → në kilometrin 0 është shumë më tepër sesa një trajnim, është një vizion për një të ardhme ku mundësitë për punësim dhe vetëpunësim bëhen realitet.
Me mbështetjen e MSHRF-së përmes AKR-së, synimet janë të ndihmojmë të rinjtë të bëhen jo vetëm konkurrentë të denjë në tregun e punës, por edhe liderë që sjellin ndryshim në komunitetet e tyre.

Kjo është një përpjekje për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. AKR së bashku me organizatën CFD, hedhim themelet për një ndryshim afatgjatë, të bindur se RinPunë do të sjellë rezultate konkrete, histori suksesi dhe një frymë të re optimizmi për rininë tonë.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë