Nis projekti “Pjesëmarrja e të rinjve në Demokracinë Digjitale: Nga Aftësitë Digjitale tek të Drejtat Digjitale”, ku të rinjtë mund të fitojnë aftësitë digjitale që ju nevojiten për të ndikuar në të ardhmen e Shqipërisë. Ky projekt është për të rinjtë që dëshirojnë të kuptojnë të drejtat e tyre në botën digjitale dhe të marrin pjesë aktivisht në ndërtimin e një Shqipërie më demokratike dhe gjithëpërfshirëse. Projekti sjell bashkë të rinj nga Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Spanja dhe financohet nga Erasmus+, duke u zbatuar në Shqipëri nga SCiDEV dhe EYDR, me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe BE-së.
Në këtë projekt ata do të fitojnë aftësi praktike për të naviguar dhe ndikuar në hapësirat digjitale. Mund të njihen me të drejtat e tyre digjitale dhe si t’i përdorin ato për të bërë ndryshim. Të rinjtë do bëhen pjesë e një komuniteti rinor që ka një qëllim të përbashkët të ndikojë në vendimmarrjen digjitale dhe të forcoj demokracinë.
Të rinjtë kanë fuqinë të formësoj të ardhmen dhe ky projekt do të jap tek të rinjtë mundësinë se si të përgatiten për t’u bërë liderë në hapësirat digjitale, duke u siguruar që zëri i tyre të dëgjohet dhe të respektohet. Le të ndërtohet një Shqipëri më e drejtë dhe më gjithëpërfshirëse.