Në ceremoninë e mirëseardhjes për praktikantët e Thirrjes së Nëntë të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës u bashkuan 300 të rinj e të reja nga rreth 500 të cilët sapo kanë nisur rrugëtimin e tyre profesional në institucionet e administratës publike.
Për 9 vite, PKPP ka lehtësuar kalimin e të rinjve nga universiteti në tregun e punës, duke i pajisur ata me njohuri të thelluara dhe përvojë praktike në administratë.