Urime ekipit fitues të çmimit të dytë në sfidën “#UMatch” e Tirana Business University gjatë JunctionX Tirana 2025.
Me një platformë inteligjente, ekipi solli një zgjidhje unike dhe të nevojshme në Shqipëri, një mjet që ndihmon gjimnazistët të eksplorojnë pasionet, të përputhen me universitetin e duhur dhe të ndërtojnë me vetëdije të ardhmen e tyre akademike.
Çmimi i dytë u mundësua nga AADF, dhe Golden Ticket-i u ofrua nga Agjencia Kombëtare e Rinisë si një hap drejt përfaqësimit në kompeticionin e Junction Helsinki, Finlande.