Në kuadër të iniciativës “Youth Policy Lab on Green Agenda in Albania”, e cila synon përfshirjen aktive të të rinjve në zbatimin e politikave mjedisore në vend, dhe me mbështetjen e Western Balkan Youth Lab, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Rinisë, Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Rrjetin e Profesionistëve të Rinj, si dhe Kongresin Kombëtar Rinor, është mbajtur konferenca lançuese e nismës Ecoyouth – Zëri i Gjebër i të Rinjve.
Po rritet një brez të rinjsh ku nuk mjaftohet me thirrjet “mbrojeni mjedisin”, por janë pjesë e tryezave ku merren vendimet.
Me këtë nisëm po krijojmë role të posaçme për të rinjtë që do të përfaqësojnë interesat mjedisore brenda këshillave vendorë rinorë.