Në ditën e dytë të kampit “Rinia Ndryshon Ligjet” të rinjtë zhvilluan një diskutim interesant rreth politikëbërjes vendore, së bashku me Z. Erion Isai, Kryetarin e Bashkisë Kolonjë, dhe Z. Renis Mullaj, Nënkryetarin e Bashkisë Durrës.
Entuziazmi dhe perspektivat e freskëta të ndara nga pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e përfshirjes së tyre në formësimin e të ardhmes së komuniteteve ku ata jetojnë.
Diskutimi mori një qasje tjetër kur panelit ju bashkua Z. Geron Ibrahimi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Z. Besfort Lamallari, Zv/Ministër i Brendshëm, dhe Z. Tedi Dobi, Zv/Ministër i Drejtësisë. Ata e përqendruan bisedën tek politikëbërja qendrore, duke eksploruar se si politikat kombëtare mund të mbështesin dhe të përmirësojnë iniciativat rinore.







