Diskutim me MSHRF, Znj, Bora Muzhaqi, dhe partnerët strategjikë të programeve Erasmus+ për Rininë dhe Korpusit Evropian të Solidaritetit, nga Ballkani Perëndimor, Evropa Lindore dhe vendet e Mesdheut

Ministër i shtetit për rininë dhe fëmijet, Znj, Bora Muzhaqi, me partnerët strategjikë të programeve Erasmus+ për Rininë dhe Korpusit Evropian të Solidaritetit, nga Ballkani Perëndimor, Evropa Lindore dhe vendet e Mesdheut, diskutuan mbi forcimin e rrjetit të bashkëpunimit me organizatat rinore, shoqërinë civile dhe institucionet ndërkombëtare që zbatojnë programe për të rinjtë.

Përmes projekteve të përbashkëta dhe mbështetjes nga grantet e BE-së, kemi arritur të sigurojmë projekte konkrete për të rinjtë tanë, siç është edhe programi “BE-ja për Rininë”, i cili së shpejti do të sjellë 5 milionë euro investim për mbështetjen dhe fuqizimin e të rinjve shqiptarë. 

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë