Diskutim mbi Projektligjin për Barazinë Gjinore në Komisionin për të Drejtat e Njeriut

Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, u zhvillua një seancë e rëndësishme me fokus projektligjin “Për Barazinë Gjinore”. Ky diskutim përbën një hap domethënës drejt forcimit të parimeve të drejtësisë sociale dhe gjithëpërfshirjes në vendin tonë.

Puna për garantimin e mundësive të barabarta për vajzat dhe gratë mbetet një prioritet i pandryshueshëm në rrugëtimin tonë drejt përmbushjes së standardeve europiane. Synimi ynë është ndërtimi i një shoqërie ku çdo grua dhe vajzë të ketë hapësirën dhe mbështetjen e nevojshme për të kontribuar dhe për të arritur potencialin e saj në çdo fushë.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë