Diskutim mbi Edukimin Financiar me Fëmijët dhe të Rinjtë

Edukimi financiar është shumë i rëndësishëm dhe thelbësor në menaxhimin e financave personale, familjare e më tej në profesion. Prandaj, Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Znj. Bora Muzhaqi, Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Rinisë Z. Geron Ibrahimi me Zv. Ministren Nina Guga bënë bashkë Bankën e Shqipërisë, Shoqatën e Bankave dhe përfaqësuesit e 11 bankave të nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë, për të disktuar mbi eksperiencën e tyre të mirë në këtë fushë dhe metodat më të mira për zhvillimin praktik të edukimit financiar me fëmijët dhe të rinjtë.

Bashkërisht ata synojnë të ndërlidhin modernizimin e sektorit financiar me edukimin për një qasje inovative që do të orientojë fëmijët dhe të rinjtë drejt vendimeve të sigurta financiare.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë