“Të Rinjtë që Frymëzojnë” – Një Mbrëmje me mesazhe për Rininë!
Festuam arritjet dhe talentet e jashtëzakonshme të të rinjve shqiptarë dhe të huaj që kontribuojnë për një të ardhme më të mirë. Aktiviteti, tashmë i kthyer në një traditë vjetore, mblodhi figura frymëzuese nga fusha të ndryshme si arti, kultura, sporti, teknologjia, edukimi dhe sipërmarrja për të dorëzuar 14 çmimet për Benetin, Irisin, Distrian, Darya-n, Rein, Edmirjanon, Denaldin, Lorelën, Rexhin, Alisin, Orineldin, Fotionin, Mikenën, Elian, të rinjtë e mrekullueshëm që frymëzojnë.
Fjalime, performanca dhe momente frymëzimi na kujtuan rëndësinë e promovimit të të rinjve si themeli i zhvillimit të shoqërisë sonë.
Krenarë për talentet tona që po e transformojnë Shqipërinë dhe po frymëzojnë brezat e ardhshëm!















