Kampi ‘Rinia Ndryshon Ligjet,’ bashkë me 110 liderë të rinj entuziastë nga Këshillat Vendorë Rinorë të 61 bashkive, grupet Impakt dhe të rinj të tjerë.
Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Znj. Bora Muzhaqi së bashku me Z. Geron Ibrahimi, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Znj. Eljona Elmazi, Drejtor Ekzekutiv i World Vision Albania dhe Z. Murat Sahin, Përfaqësuesi i UNICEF Albania zhvilluan një takim mikpritës me të rinjtë, plot me prezantime dhe ndarje të pasionit të përbashkët për ndryshim pozitiv, në përmirësimin e kuadrit ligjor për të rinjtë, që garanton efektshmërinë e zërit të të rinjve në proceset vendimmarrëse.
Ky kamp u realizua me mbështetjen financiare të World Vision Albania.









Previous
Next