AKR në Youth Policy Lab 2025: Forcimi i Kompetencave Digjitale dhe Lufta kundër Dezinformimit

Agjencia Kombëtare e Rinisë mori pjesë në edicionin e katërt të Youth Policy Lab 2025, mbajtur në Tiranë me temë “Disinformation & Media Literacy”, organizuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC) me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Aktiviteti mblodhi institucione publike, organizata rinore dhe ekspertë të fushës për të adresuar sfidat e dezinformimit dhe nevojën për edukim mediatik cilësor tek të rinjtë.

Gjatë punimeve u identifikuan dy prioritete kryesore për Shqipërinë:

  • Fuqizimi i të rinjve me aftësi të avancuara për kërkim online dhe përdorim të sigurt të inteligjencës artificiale.
  • Vendosja e standardeve rajonale për të nxitur një kulturë më të përgjegjshme dhe etike të influencerëve në hapësirën digjitale.

Agjencia Kombëtare e Rinisë u përzgjodh si bashkëkryesuese e Grupit Kombëtar të Ekspertëve, duke rritur rolin e saj në hartimin e politikave rinore dhe në mbështetjen e të rinjve për t’u përballur me fenomenin e dezinformimit.

 

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë