AKR në “VoluntEja Bootcamp”: Një ditë e ideve novatore dhe fuqizimit të të rinjve

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, znj. Sara Bodo, mori pjesë në Bootcamp-in “VoluntEja”, një aktivitet dedikuar krijimit të ideve të reja në fushën e vullnetarizmit dhe fuqizimit rinor.

Me një atmosferë dinamike dhe plot energji, të rinjtë punuan në grupe, morën mentorim profesional dhe transformuan idetë e tyre në projekte konkrete me ndikim të drejtpërdrejtë në komunitet. “VoluntEja” u shndërrua në një laborator kreativiteti, ku bashkëpunimi dhe inovacioni ishin në qendër të ditës.

Gjatë aktivitetit:

  • Mentorët udhëhoqën procesin e ideimit dhe zhvillimit të projekteve.
  • U krijua një hapësirë e vlefshme networking-u mes të rinjve dhe profesionistëve të fushës.
  • Grupet prezantuan idetë dhe projektet e tyre para jurisë.

Agjencia Kombëtare e Rinisë mbetet e përkushtuar të mbështesë nisma që nxisin kreativitetin, pjesëmarrjen dhe lidershipin e të rinjve, duke forcuar rolin e tyre si aktorë aktivë në zhvillimin e komunitetit.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë