Agjencia Kombëtare e Rinisë në takim me Këshillin e Ri Vendor Rinor në Tiranë

Rinia është forca që e çon përpara shoqërinë!

Agjencia Kombëtare e Rinisë pranoi ftesën e Drejtorisë së Rinisë pranë Bashkisë Tiranë për të qenë pjesë e takimit prezantues me Këshillin e Ri Vendor Rinor.

Së bashku me nënkryetarin e Bashkisë Tiranë, z. Blendi Sulja, me znj. Iva Beharaj, Drejtuese e Drejtorisë së Rinisë dhe me të rinjtë e përkushtuar, u diskutua mbi rolin e rëndësishëm që ka rinia shqiptare në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë dhe potencialin e jashtëzakonshëm që ajo mbart.

Këshillat rinorë përfaqësojnë zërin, energjinë dhe ambicien e brezit të ri në proceset vendimmarrëse lokale.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Drejtorja e Përgjithshme e AKR-së, znj. Sara Bodo, ndau disa nga programet e rëndësishme që AKR ka në fokus, për të ndihmuar në ndërtimin e një rinie aktive, të fuqizuar dhe evropiane.

Së shpejti, do të ndërmarrim iniciativa të reja për të ndërtuar ura bashkëpunimi, për të forcuar pjesëmarrjen rinore dhe për të sjellë më afër vizionet tona të përbashkëta.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë