AKR në diskutimin kombëtar mbi sfidat dhe mundësitë e Ekonomisë Blu në Shqipëri

Agjencia Kombëtare e Rinisë mori pjesë në aktivitetin kombëtar që bashkoi akademinë, shoqërinë civile, sektorin publik dhe atë privat për të diskutuar sfidat dhe zgjidhjet që ofrojnë projektet e Ekonomisë Blu në Shqipëri.

Në panelin hapës, përfaqësuesit e AKR theksuan rolin thelbësor të të rinjve në avancimin e agjendës digjitale dhe të gjelbër të vendit. U nënvizua se rinia nuk është vetëm përfituese e transformimeve që sjell Ekonomia Blu, por një aktor aktiv, i aftë të sjellë ide të reja, të propozojë zgjidhje dhe të kontribuojë në proceset e monitorimit dhe inovacionit.

Aktiviteti u mbyll me ide të reja dhe perspektiva të reja bashkëpunimi, të cilat forcojnë angazhimin tonë për të fuqizuar dhe përfshirë më shumë të rinj në sektorët blu dhe të gjelbër.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë