Agjencia Kombëtare e Rinisë mori pjesë në eventin e organizuar nga Youth Voice Network of Organizations (YVNO), në bashkëpunim me UNFPA Albania dhe AICS Tirana, ku u diskutuan sfidat që përballin djemtë dhe burrat e rinj në promovimin e barazisë gjinore dhe rolit të tyre aktiv në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë.
Drejtoresha e AKR-së, znj. Sara Bodo, theksoi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në proceset që ndikojnë barazinë dhe drejtësinë shoqërore, si dhe përkushtimin e Agjencisë për të mbështetur një rini të fuqizuar, të barabartë dhe aktive.
Barazia gjinore mbetet një nga shtyllat kryesore të Strategjisë Kombëtare për Rininë 2022–2029, dhe AKR vazhdon të kontribuojë përmes projekteve konkrete, partneriteteve dhe iniciativave ndërkombëtare që fuqizojnë të rinjtë në këtë drejtim.