AKR merr pjesë në workshopin praktik për pilotimin e Garancisë Rinore

Në kuadër të procesit të pilotimit të Garancisë Rinore në Shqipëri, Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR) mori pjesë në një workshop praktik dyditor të organizuar nga UNDP, UNICEF dhe projekti EU4Youth, në bashkëpunim me Fondacionin Europian të Trajnimit (ETF).

Gjatë aktivitetit, znj. Sara Bodo, Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, ndau rolin thelbësor të agjencisë në fazën e “outreach”, që fokusohet në identifikimin dhe aktivizimin e të rinjve NEET – të rinj që nuk janë të përfshirë në punë, arsim apo formim profesional.

Në panel morën pjesë gjithashtu znj. Linda Bushati nga UNICEF, z. Miha Pezelj nga Bashkimi Europian, si dhe përfaqësues nga AKPA, të cilët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për zbatimin sa më efektiv të Garancisë Rinore në Shqipëri.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë