AKR merr pjesë në Konferencën Rajonale “Pathways to Youth, Peace and Security and Women Peace and Security: Regional perspectives, experience & knowledge”

AKR mori pjesë në Konferencën Rajonale “Pathways to Youth, Peace and Security and Women Peace and Security: Regional perspectives, experience & knowledge”, me pjesëmarrës nga vende të ndryshme të Ballkanit Perëndimor, si dhe përfaqësues të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Organizuar nga UNFPA&UNDP në Maqedoninë e Veriut në bashkëpunim me UN Women Albania, të gjithë së bashku u mblodhën për të diskutuar mbi sfidat dhe perspektivat e përbashkëta të rinisë në rajon.

Kjo konference u zhvillua në kuadër të projektit rajonal “Rinia për Pjesëmarrje, Barazi dhe Besim” i fokusuar në fuqizimin e të rinjve për të nxitur ndryshime pozitive dhe për të promovuar kohezionin social në shoqëritë dhe komunitetet ku ata jetojnë në gjithë rajonin.

Agjencia Kombëtare e Rinisë përcolli perspektivën që lidhet me kuadrin ligjor dhe institucional shqiptar në avancimin e dy axhendave të OKB-së: “Rinia, Paqja dhe Siguria” dhe “Gruaja, Paqja dhe Siguria”, si dhe theksoi përkushtimin institucional për të përfshirë të rinjtë në hartimin dhe zbatimin e politikave që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së tyre.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë