AKR mbështet talentet e reja: Vizitë në Pallatin e Sportit Fier dhe takim me ekipet e volejbollit të vajzave

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Rinisë zhvilloi një vizitë në ambientet e Pallatit të Sportit Fier, ku u takua me ekipet e volejbollit të vajzave. Gjatë këtij takimi, ajo u bashkua me sportistet e reja dhe rikonfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të AKR-së për sportin dhe zhvillimin e talenteve të reja në Shqipëri.

Në fjalën e saj, drejtoresha theksoi rolin e rëndësishëm që sporti luan në fuqizimin e të rinjve, promovimin e vlerave të bashkëpunimit dhe përfshirjen aktive të rinisë në jetën sociale. AKR mbetet e angazhuar për të mbështetur iniciativa që kontribuojnë në rritjen dhe zhvillimin e brezit të ri përmes aktiviteteve sportive dhe edukative.

Vizita u realizua në bashkëpunim me përfaqësues të Bashkisë Fier dhe aktorë lokalë, duke forcuar partneritetin institucional në funksion të mbështetjes së të rinjve dhe sportit në komunitet.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë