AKR dhe të rinjtë e Rrjetit ASAN shënojnë Ditën e Solidaritetit dhe Aktivizmit Social

Agjencia Kombëtare e Rinisë nisi ditën me energji pozitive në shoqërinë e të rinjve vullnetarë të Rrjetit ASAN, në një atmosferë frymëzuese bashkëpunimi dhe angazhimi qytetar.

Pas një mëngjesi motivues në zyrat e AKR-së, aktivitetet vijuan në terren, ku të rinjtë u përfshinë në nisma konkrete që promovojnë solidaritetin, pjesëmarrjen dhe kontributin aktiv në komunitet.

Në kuadër të Ditës së Solidaritetit dhe Aktivizmit Social, AKR mbështet me krenari këtë nismë që fuqizon të rinjtë të zhvillojnë aftësi drejtuese, të marrin përgjegjësi shoqërore dhe të kontribuojnë me pasion për përmirësimin e komunitetit.

Bashkë ndërtojmë një shoqëri më të fortë, më të bashkuar dhe më solidar!

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë