Agjenica Kombëtare e Rinisë pjesëmarrës në Konferencën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike

Përfaqësues nga AKR, Drejtor Auron Mëneri, ishte i ftuar në Konferencën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike, ku është diskutuar për rolin thelbësor që luan Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR) në krijimin e mundësive për të rinjtë në këtë fushë jetike.

Ai, thekesoi që një botë që është gjithnjë e më shumë e lidhur dhe e varur nga teknologjia digjitale,  është e rëndësisishme që siguria kibernetike të mos mbivlerësohet. Derisa ne navigojmë në këtë epokë të re dixhitale, ne përballemi me sfida që kërkojnë zgjidhje inovative dhe një fuqi punëtore të kualifikuar për të siguruar integritetin e sistemeve tona të informacionit.

Është thekesuar dhe përgjegjësia dhë mundësina unike që mbanë Agjenci Kombëtare e Rinisë për të formuar të ardhmen e të rinjve në Shqiperi ku duhet të sigurohet që të rinjtë të jenë të pajisura me aftësitë e nevojshme për të lulëzuar në këtë ekonomi digjitale. Me një rendesi të veçantë tek mbrojtja e vendit tonë nga kërcenimet e mundeshme kibernetike.

Derisa punohet për të promovuar një edukim në fushën e sigurisë kibernetike është e nevojshme të inkurajohet që institucionet arsimore të zhvillojnë një kurrikul të angazhuarë dhe relevante ku pjesë thelbësore mban trajnimet në sigurinë kibernetike me anë të platformave online, seminareve dhe përvojës praktike. Duhen organizuar fushata ndërgjegjësimi dhe konkurse në sigurinë kibernetike që nxisin interesin tek studentët. Shfrytëzimi i platformave digjitale dhe mediat sociale është thelbësore ku mund të ndahen histori suksesi në fushën e sigurisë kibernetike.

Angazhimi me industrinë është jetik ku duhet krijuar partneritete zyrtare me kompani teknologjike dhe organizata që specializohen në sigurinë kibernetike, ku kto partneritete mund te çojnë në programe praktike. Këtu studentët mund të marrin bursa të financuara nga aktorët e industrisë dhe të fitojnë përvoje praktike, duke bërë arsimin më të aksesueshëm për të rinjtë.

Agjencia Kombëtare e Rinisë luan një rol kyç në lehtësimin e rrugëve për të rinjtë tanë në fushën thelbësore të sigurisë kibernetike. Ne mund të tërheqim një brez të ri profesionistësh të sigurisë kibernetike me zbatim të programeve edukative të angazhuara dhe relevante, me nisma ndërgjegjësimi duke ndërtuar komunitete gjithëpërfshirëse. Inkurajimi i partneriteve me industritë të cilat i përkasin fushës kibernetike, mund të frymëzoj, edukoj dhe fuqizoj brezin e ri të të rijnëve.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë