Agjencia Kombëtare e Rinisë pjesëtar në konsorciumit të projektit ndërkombëtar HARMONY

Agjencia Kombëtare e Rinisë është pjesë e konsorciumit të projektit ndërkombëtar HARMONY, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i fokusuar në përmirësimin e politikave për shëndetin mendor të të rinjve përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunimi ndërinstitucional.

Në datat 2-3 Qershor përfaqësues të Agjencisë morën pjesë në takimin lançues të projektit në Murcia, Spanjë, organizuar nga partneri udhëheqës – Shërbimi Rinor i Bashkisë së Murcias. Takimi mblodhi partnerë nga vende të ndryshme të BE-së dhe Ballkanit për të ndarë eksperiencat dhe prioritetet në fushën e shëndetit mendor të të rinjve.
Përfshirja në projektin HARMONY ofron një mundësi të vlefshme për të ndërtuar politika rinore më të ndjeshme dhe të orientuara drejt mirëqenies mendore të të rinjve në Shqipëri, duke u bazuar në praktikat më të mira evropiane.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë