Agjencia Kombëtare e Rinisë nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Shkollën Shqiptare të Administratës Publike

Agjencia Kombëtare e Rinisë nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Shkollën Shqiptare të Administratës Publike.

Me anë të kësaj marrëveshje, do të sigurojmë trajnimin e 600 praktikantëve të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, në modulet e mëposhtme:

– Aftësitë ndërpersonale në zhvillimin personal (Soft skills)
– Aftësitë digjitale në performancë (Paketa Office & AI)
– Elementët kryesorë të sjelljes organizative
– Roli dhe rëndësia e financave publike dhe planifikimi buxhetor
– Rregullat për hartimin e dokumenteve dhe elementët e tyre
– Etika, konflikti i interesit dhe zbatimi i tyre në administratën publike
– Organizimi dhe funksionimi i administratës publike
– Legjislacioni rregullator i marrëdhënieve të punës në Republikën e Shqipërisë – Kodi i Punës.

Krenarë që kjo gjeneratë e re e praktikantëve do ta nisi karrierën shumë herë me e përgatitur se gjeneratat e mëparshme.

Aplikimet janë të hapura deri më datë 10 gusht në platformën praktika.riniafemijet.gov.al

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë