Agjencia Kombëtare e Rinisë mori pjesë në tryezën rajonale të projektit “Një Model Parashikues Ndër-Rajonal për Formësimin e Politikave për të Rinj – Vëzhguesit e Rinisë (Y-Os)”.
Diskutimet sollën në fokus rëndësinë që të rinjtë i japin objektivave strategjike që lidhen me mirëqenien e tyre – një prioritet kyç për Qëllimin Strategjik 3 të Strategjisë Kombëtare për Rininë.
AKR ndau eksperiencat e saj përmes projekteve konkrete në fushën e shëndetit mendor, praktikave profesionale, si dhe mbështetjes së politikave rinore lokale, duke nënvizuar gjithashtu potencialin që kanë instrumente si Garancia Rinore kur lidhen ngushtë me nevojat reale të të rinjve në komunitet.
Projekti Y-Os udhëhiqet nga Qendra Mesdhetare dhe financohet nga Programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian, me synim forcimin e kapaciteteve rinore dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Projekti zbatohet nga: Qendra për Studime Krahasuese Ndërkombëtare, Qendra për Menaxhim Ndryshimi, INDEP, Eurolations GEIE dhe SCiDEV.




