Dita e parë e shkëmbimit kulturor rinor, “Trashëgimia dje, sot dhe nesër”, në Kalanë e Ishmit dhe Amfiteatrin e Durrësit

“Trashëgimia dje, sot dhe nesër”

Kalaja e Ishmit ishte ndalesa e parë e të rinjve në ditën e parë të aktivitetit “Trashëgimia dje, sot dhe nesër”, ku u njohën me historinë e këtij monumenti të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore shqiptare. Nga lartësia e fortesës të rinjtë shijuan peizazhin e mrekullueshëm ku ofrohet pamja mahnitëse e Adriatikut, fushave dhe maleve nga Tirana në Ulqin.

Më pas vijuam me vizitën në amfiteatrin e lashtë të qytetit të Durrësit. Më i madhi dhe më i rëndësishmi, jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë në rajon. Ky amfiteatër i dalluar për arkitekturën e tij romake dhe vlerat e veçanta historike, është më shumë se një aset i vyer i trashëgimisë kulturore në Shqipëri.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë