Energjizues ishte aktiviteti që bashkoi të rinjtë nga Shqipëria dhe Kosova, i cili çeli shkëmbimin kulturor të pasur me njohuri dhe emocione.
Nën moton “Trashëgimia dje, sot dhe nesër”, ky aktivitet synon të ndërgjegjësojë të rinjtë për rëndësinë e trashëgimisë kulturore si pjesë e identitetit tonë kombëtar.
Në ambientet e AKR-së, të rinjtë dhe Drejtori i Departamentit të Rinisë pranë MKRS-së Kosovës, Z. Xhevat Bajrami u pritën me entuziazëm nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Znj. Bora Muzhaqi dhe Drejtori i Përgjithshëm i AKR-së, Z. Geron Ibrahimi, si dhe i uruan rrugëtim të mbarë bashkëpunimeve të ngjashme në vazhdim.