Në Qendrën e Inovacionit dhe Sigurisë u zhvillua projekti “Pjesëmarrja e të rinjve në vendim-marrje modelon të ardhmen” që zbatohet nga organizata “New Bridges” me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë, në kuadër të programit “Open Days” që zhvillohet nga Agjencia për Media dhe Informim.
Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Znj. Bora Muzhaqi ndahu me ta iniciativat e Qeverisë Shqiptare për fuqizimin e të rinjve në nivel vendor, nga ngritja e qendrave rinore, tek turi i konsultimeve për rishikimin e ligjeve “Për Rininë” dhe “Për Vullnetarizmin”.
Drejtori i Agjencisë për Media dhe Informim Z. Alteo Hysi i bëri thirrje të rinjve ta shfrytëzojnë programin “Open Days” për të vizituar dhe ndërtuar ura komunikimi me institucionet publike në vend.
Për më tepër, Drejtori i Qendrës së Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes Z. Lorenc Cala u prezantoi të rinjve mjediset e dedikuara për nxitjen e ideve dhe sipermarrjeve inovative ne fushën e sigurisë.