Në Konferencën për rishikimin e Ligjit “Për Vullnetarizmin” me Ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, Zv. Ministren e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani, Drejtorin Ekzekutiv të Lëvizjes Europiane në Shqipëri, Gledis Gjipali, Menaxheren e Qendrës Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile, Ariola Agolli, si dhe të rinj vullnetarë.
Rritja e angazhimit shoqëror, profesional dhe shpirtëror të të rinjve është prioriteti ynë, që garantohet duke ndjekur praktikat më të mira europiane për një vullnetarizëm cilësor dhe të qëndrueshëm.
Kjo konferencë u organizua në bashkëpunim me European Movement Albania, EU Delegation to Albania, Partners Albania dhe me mbështetjen e pakursyer për punën e deritanishme me projektligjin nga UNICEF Albania dhe Worldvision Albania.