Agjencia Kombëtare e Rinisë dhe Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët kontribuojnë për Qëndrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut

Sot ekipi i Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët morën të gjithë disa momente nga dita e tyre për të dhuruar gjak dhe për të dhënë kontribut në mbushjen e bankës së gjakut për të gjitha ata që kanë nevojë, për fëmijët talasemikë, për ata që pësojnë aksidente dhe këdo që e gjen veten në nevojë.

Ekipi fantastik i Qendrës Mjekësore të Transfuzionit të Gjakut, Doktor Astrit Zenelit, Valbona Llanaj dhe Glendiana Furrikut lehtësuan këtë proces dhe me profesionalizëm maksimal shpjeguan çdo detaj të dhurimit.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë