Agjencia Kombëtare e Rininsë nënshkroi marrëveshjen me Institutin e Statistikave

AKR nënshkroi marrëveshjen me Institutin e Statistikave, përmes së cilës dy institucionet i vendosin në dispozicion njëra-tjetrës të gjitha burimet njerëzore dhe materiale për arritjen e qëllimeve të përbashkëta. Ky bashkëpunim me fokus rininë, bën të mundur:

•Vënien në dispozicion të AKR-së, nga INSTAT të informacionit statistikor për rininë;
•Vënien në dispozicion të kapaciteteve që disponon INSTAT në organizimin e trajnimeve për rritjen profesionale të stafit të AKR-së në këtë fushë.
•Përfshirja e INSTATIT nga ana e AKR-së për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave statistikore.

Marrëveshja u nënshkrua nga titullarët e institucioneve, Drejtorit të Përgjithshëm të AKR, Z. Geron Ibrahimi dhe Drejtoreshës së Përgjithshme të INSTAT, Znj. Elsa Dhuli.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë