Në një tryezë me aktorë nga shoqëria civile, Këshilli Kombëtar i Rinisë, Këshillat Vendorë Rinorë dhe të rinj, nisëm sot konsultimet për rishikimin e Ligjit 75/2019 “Për Rininë”, si një kërkesë e vazhdueshme për përmirësimin e kuadrit ligjor bazuar në ndryshimin e stilit të jetesës së të rinjve, për t’u ofruar të gjithë komponentët e nevojshëm që sigurojnë kushtet për aktivizimin, pjesëmarrjen dhe mbështetjen e të rinjve. Çdo koment, ide dhe sugjerim do të reflektohet në draftin e Ligjit “Për Rininë”.