Agjencia Kombëtare e Rinisë nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Deloitte sh.p.k, me fokus fuqizimin e të rinjve.
Në kuadër të SKR 2022-2029 dhe programit CareerLab të krijuar nga Deloitte, përmes këtij bashkëpunimi synohet realizimi i trajnimeve në fushën e aftësive të buta, në fushën ligjore, taksave, këshillimit financiar, sipërmarrjes, etj, si dhe fuqizimi i këshillave vendorë.
Trajnimet do të shtrihen në disa bashki të vendit dhe do të synojnë të përfshijnë sa më shumë të rinj.