“Ideathon Workshop”, seminari në kuadër të projektit rajonal të OSBE-së “Zhvilluesit dhe sipërmarrësit e rinj për avancimin e start-upeve”

“Ideathon Workshop”, seminari i radhës në kuadër të projektit rajonal të OSBE-së “Zhvilluesit dhe sipërmarrësit e rinj për avancimin e start-upeve” (YDEAS II).

Drejtori i AKR-së, z. Geron Ibrahimi shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen në aktivitete të tilla që kanë në fokusgrup sipërmarrësit e rinj.

Në fjalën e tij, Z.Ibrahimi theksoi se politikat shtetërore dhe mbështetja ekonomike, përmes trajnimeve të dedikuara janë elementë të rëndësishëm për edukimin financiar dhe për krijimin e një mjedisi të favorshëm.

Sipërmarrësit e rinj i konsideroi pjesë të rëndësishme për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. Nxitja e të rinjve drejt inovacionit në fusha të ndryshme mbetet pjesë e rëndësishme e politikave të AKR-së.

Ne besojmë tek kreativiteti dhe performanca e të rinjve, priorotet i yni nxitja drejt inovacionit.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë