Dyert e AKR-së të hapura për çdo të ri dhe të re!
Një diskutim i çiltër dhe jo formal, si një (job shadowing) në institucionin tonë, u zhvillua mes të rinjve pjesëmarrës nga shkolla e mesme “Sami Frashëri”, drejtuesit të AKR-së, Z.Geron Ibrahimi dhe stafit të kësaj agjencie, si dhe përfaqësuesve nga Qendra “Epoka e Re”.
Zahara, Alesia, Suela, Ergi dhe të tjerë gjimnazistë pjesë e projektit “Sport për Zhvillimin e Aftësive” mbështetur nga GIZ, ndanë me ne dëshirat dhe aspiratat e tyre për zgjedhjen e arsimit të lartë që ëndërronin.
Orientimi i hershëm përmes trajnimeve dhe programeve përkatëse drejt karrierës dhe arsimit të lartë, i ndihmon këta të rinj të vetëdijësohen për të zgjedhur në mënyrë të qartë rrugën e jetës.