Panairi i Edukimit, Trajnimit dhe Punësimit në qytetin e Beratit

Me anë të Panairit të 10-të të Edukimit, Trajnimit dhe Punësimit në qytetin e Beratit, dedikuar plotësisht të rinjve dhe informimit të tyre, sollëm pranë të rinjve mundësi lokale dhe kombëtare, të orientuara drejt teknologjisë, turizmit lokal dhe shkollave profesionale si prioritete të qeverisë. Të pranishëm ishin edhe universitetet, sektori financiar e bizneset për të prezantuar të rinjtë me ofertën e tyre, në përputhje me profilin dhe kërkesat e të rinjve, dhe tregun e punës.

Ky panair u realizua në bashkëpunim me Bashkinë e Beratit në kuadër të nismës “Panair Edukimi, Trajnimi dhe Punësimi në çdo qark” në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Rinisë 2022-2029.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë