Projekti “Punësimi në zonat malore është sfidë dhe mundësi” nga organizata Agri-En

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Znj. Bora Muzhaqi, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Rinisë Z. Geron Ibrahimi, Kryetari i Bashkisë Librazhd Z. Mariglen Disha dhe drejtuesi i organizatës Agri-en Z. Isuf Dervishi, bashkëbiseduan me 58 të rinj nga qytetet e Elbasanit, Përrenjasit dhe Librazhdit të trajnuar në fushën e bujqësisë, mbi teknikat moderne për të ngritur një biznes, për sipërmarrjen në fermë, bletarinë dhe bujqësinë.

Me ndryshimet teknologjike, është gjithmonë e më e rëndësishme që të rinjtë të trashëgojnë dijen dhe njohurinë e prindërve të tyre mbi teknikat bujqësore, duke i kombinuar me njohuritë e kohës për reklamimin digjital dhe inovacionin e sektorit, prandaj Agjencia Kombëtare e Rinisë mbështeti projektin “Punësimi në zonat malore është sfidë dhe mundësi” të zbatuar nga Agri-En.

Për të gjithë të rinjtë e angazhuar në këtë fushë, mos harroni që Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur aplikimet për skemën kombëtare të mbështetjes për çdo fermer, blegtor dhe bletar e cila do të qëndrojë e hapur deri më 19 prill.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë