Mbledhja e grupit ndër-institucional të punës

Në vijim të Strategjisë Kombëtare të Rinisë, si dhe në kuadër të nismës së MSHRF “Të rinjtë në Komunitet” që ka si synim nxitjen e vullnetarizmit dhe lehtësimin e angazhimit në vullnetarizëm, u mblodh grupi ndër-institucional të punës që filluan punën për ndryshimin e ligjit të vullnetarizmit.

Ky grup ndër-institucional me përfaqësi nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Agjencia Kombëtare e Rinisë, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësimit, Agjencia Kombëtare e Arsimit Formimit Profesional dhe Kualifikimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, do të rishikojë dhe përditësojë ligjin për vullnetarizmin për t’ju përshtatur nevojave dhe ndryshimeve në këtë sektor.

Të rinjtë janë ata që angazhohen më shumë në vullnetarizëm, së pari për të dhënë një kontribut të drejtpërdrejtë në komunitet, për të zhvilluar më tej aftësitë e tyre, dhe për të krijuar një rrjet të fuqishëm lidhjesh që do t’u shërbejë përgjatë gjithë jetës.

Prandaj kontributi i të rinjve dhe shoqërisë civile do të jetë thelbësor në vijimin e procesit të rishikimit të ligjit të vullnetarizmit.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë