Takimi i dyte me Këshillin Kombëtar të Rinisë

Me kërkesë të Këshillit Kombëtar të Rinisë, u mblodhëm këtë herë për të diskutuar e propozuar zgjidhje për disa çështje që anëtarët parashtruan, duke filluar nga ndërveprimi KKR – KVR, për të kaluar më tej tek rritja e mundësive të fuqizimit të KKR-së për të qenë më pranë të rinjve dhe për të tejçuar zërin e tyre.

Për më tepër, u ndalëm tek thirrja e tretë e Agjencisë Kombëtare të Rinisë për grante për njësitë e vetëqeverisjes vendore, për të cilën u prezantuam të gjitha procedurat transparente të ndjekura përgjatë thirrjes, dhe projektet fituese për 6 hapësirat rinore që do investojmë në bashkitë e Fierit, Matit, Malësisë së Madhe, Sarandës, Librazhdit, dhe Korçës.

Një tjetër pikë diskutimi ishte edhe rishikimi i Ligjit 75/2019 “Për Rininë”, për të cilin KKR-në do e kemi përkrah në çdo hap për të rishikuar çdo hapësirë që duhet plotësuar që ligji të jetë i zbatueshëm dhe produktiv në shërbim të të rinjve.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë