Klajdi Priska u shpall përfaqësues rinor në Bordin Drejtues të RYCO me plot 149 vota, në një proces votimi transparent nga organizatat rinore, ku të rinjtë bënë zgjedhjen e tyre për të qenë denjësisht të përfaqësuar në RYCO.
MSHRF ( @bora_muzhaqi ) bashkë me Klajdin ( @klajdipriska ) dhe Françeskën ( @franceskamuco ), ish-përfaqësuese rinore në Bordin Drejtues të RYCO, diskutuan rreth detyrave që një përfaqësues rinor duhet të plotësojë, sfidat dhe të mirat e këtij pozicioni kaq të rëndësishëm.
Françeska i dorëzoi mandatin e saj Klajdit, bashkë me shumë këshilla të vyera për angazhimin thelbësor ndaj rinisë dhe bashkëpunimit rajonal.