Drejtoresha e Agjencia Kombëtare e Rinisë, znj. Sara Bodo, zhvilloi një takim me sportistin e ri Neevis Hasani dhe trajnerin e tij, pas pjesëmarrjes në WKF Youth League 2026, një nga kompeticionet më prestigjioze ndërkombëtare të karatesë për moshat e reja, i zhvilluar në Poreç, Kroaci, në periudhën 30 qershor – 3 korrik 2026.
Gjatë kompeticionit, Neevis Hasani përfaqësoi Shqipërinë në kategorinë Junior Kumite -55 kg, ku garoi mes 96 sportistëve nga vende të ndryshme të botës dhe u rendit në vendin e nëntë, duke regjistruar një rezultat të rëndësishëm në një konkurrim të nivelit të lartë ndërkombëtar.
Pjesëmarrja e tij në këtë aktivitet u mbështet nga Programi i Talenteve Rinore i Agjencia Kombëtare e Rinisë, i cili synon të identifikojë, fuqizojë dhe mbështesë të rinjtë shqiptarë me potencial të lartë në sport, art, shkencë dhe fusha të tjera të zhvillimit.
Gjatë takimit, u vlerësua përkushtimi dhe angazhimi i sportistit, si dhe puna e trajnerit në arritjen e këtij rezultati. Mbështetja e talenteve të reja mbetet një ndër prioritetet e Agjencia Kombëtare e Rinisë, me synimin për të krijuar më shumë mundësi zhvillimi dhe përfaqësimi për të rinjtë shqiptarë në arenën ndërkombëtare.

